Historiati i Firmës

Klinika për terapi fizikale dhe rehabilitim Fiziomed ka filluar së funksionuari më 30 Nëntor 2007. Kjo klinikë është e pajisur me aparaturë dhe teknikë më moderne dhe të sofistikuar, po ashtu dhe me staf më profesional të diplomuar nga profesor francezë.
Klinika gjendet Në Prizren afër spitalit regjional "Daut Mustafa" saktësisht përballë Gjimnazit "Gjon Buzuku".

Kjo ordinancë bënë transportimin falas të pacientëve me kombi-bus modern nga ordinanca në shtëpitë e tyre dhe anasjelltas.

Çka kuptojmë me fjalën fizioterapi?

Fjala "Fizioterapi" rrjedh nga fjala Greke (Fizis - Natyrë dhe Jatros - Shërim), që nënkuptojmë përdorimin e faktorëve natyralë me qëllim shërimi siç janë:
Burimi i rrymës elektrike, aplikimi i të ftohtit ose të nxehtit, ushtrime të ndryshme trupore ose lokale, përdorimi i valëve të ndryshme si: ultrazëri, rrezet ultraviolete, infra të kuqe, përdorimi i ujërave termominerale dhe natyrale me qëllim të shërimit etj.

Cilat janë metodat e terapisë fizikale?

Metodat e terapisë fizikale janë përafërsisht 30-50 metoda, po ashtu dhe shumë aparatura për ushtrime trupore, si p.sh: Ultrazëri, Magnetoterapia, Laseroterapia, Krioterapia Termoterapia, Ballneoterapia, Fangoterapia, Parafinoterapia, Foteterapia, Tallasoterapia, Psallmoterapia, Traksioni, Mekanoterapia, Kineziterapia, Hidroterapia, Klimatoterapia etj.